Futbollisti i Hollandë, Robin van Persie ka pësuar ''tmerr'' në stërvitjen me Kombëtaren. Sulmuesi është dëmtuar në këmbë dhe i ka rënë direkt të fikët direkt pas goditjes. Van Persie u kthye për herë të parë këtë sezon me Kombëtaren, pas 2 vitesh, por futbollisti duket se është pa fat.
Ish-lojtari i Manchester United dhe Arsenalit, aktualisht në radhët e Fenerbahces, mund të detyrohet të qëndrojë jashtë fushe për plot 12 muaj deri në rikuperim të plotë. .
Dëmtimi i tij ndikon direkt edhe në përfaqësuesen Holandeze që po vuan për t’u kualifikuar, duke u renditur vetëm në vendin e tretë me tre pikë më pak se sa Suedia, ndërkohë që mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Muajin e ardhshëm tulipanët do të udhëtojnë drejt Bjellorusisë, ndërkohë që më parë do të presin Suedinë në ndeshjen që mund të vendosë fatin e tyre për këtë Botëror.
Van Persie numëron plot 101 prezenca me Kombëtaren që nga debutimi në vitin 2005 ndërkohë që ka shënuar dhe 50 gola.
