Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Besoj se mund ta kalojmë këtë grup", autori i golit të parë Kryeziu: Ballkanin nga ekipet e tjera e dallon...

Shkruar nga NEWSPORT
"Besoj se mund ta kalojmë këtë grup", autori i golit

Ballkani ka fituar në mënyrë spektakolare përballë gjigandëve kroatë të Dinamo Zagreb. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, të vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Conference League, të besuarit e Ilir Dajës triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e SuperSport ka folur vetë autori i golit të parë për ekipin nga Theranda, Almir Kryeziu.

“Mendoj që në fillim e kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin, një kundërshtar shumë i fortë. Kemi respektuar më së pari veten dhe mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë. E merituam fitoren. Po kemi guxim për të bërë futboll të bukur nga mbrapa, kjo po na dallon nga ekipet e tjera.

Mendoj që krijuam shumë raste deri te goli. Ne lojtarët e dinim që goli po afrohej, edhe pse Dinamo Zagreb është ekip i madh. Mendoj se e merituam fitoren.Kualifikimi? Grupi nuk është i lehtë, ka ekipe shumë të mira. Duhet të mendojmë çdo ndeshje. Është shumë vështirë, por besoj se mund ta kalojmë këtë grup.

Goli? Një ndjenjë shumë e veçantë”, u shpreh Kryeziu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga