Sfida mes Dritës dhe Al Alkaamar e cila ishte e vlefshme për javën e 5-të të Conference League, u mbyll me rezultatin 0-3, në favor të holandezëve. Ndërsa humbjen e skuadrës e ka komentuar edhe mbrojtësi, Besnik Krasniqi.
Sipas tij loja ishte e mirë pasi e dinin “peshën” e rivalit që kishin në fushë. Duke pranuar kështu se është shumë krenarë me të gjitha paraqitjet e skuadrës të cilat janë bërë deri më tani. Ndër tjera Krasniqi tregohet realist kur flet për “shijen” e humbjes, të cilën shpreson që ta harrojnë sa më shpejtë.
“Duhet të dimë se kishim përballë një kundërshtarë mjaft cilësor, dhe ishim shumë të vetëdijshëm në minutat e para duhet të luanim, sa më fort dhe të mos pranonim gol. Por mendoj se ishte një gabim i vogël dhe u ndëshkuam, por duhet të jemi të kënaqur për këtë që kemi bërë deri tani. Është humbja e parë në Conference League duhet të vazhdojmë, nuk duhet të jetë një dëshpërim për ne. Është një motiv shtesë për ne që të vazhdojmë të punojmë. Kemi bërë historinë dhe jam mjaft i lumtur që kemi arritur deri këtu. Nuk duhet të ndalojmë, duhet të vazhdojmë siç kemi bërë deri më tani, ishte një ditë e keqe për ne dhe ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje”, ka përfunduar numri 2, i Dritës.
Drita pas kësaj humbje bie në vendin e 15-të me 8 pikë.
