Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Besëlidhja “kockë e fortë” për fierakët, Vllaznia në rënie të lirë

Shkruar nga NEWSPORT
Besëlidhja “kockë e fortë” për fierakët,

Superliga shqiptare e koshit shqiptar ka zhvilluar javën e 8-të. Ndeshja e parë është luajtur ditën e djeshmë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Besëlidhja dhe Apolonia. Përballja mes dy ekipeve u mbyll me rezultatin e ngushtë 82-78.

Apolonia arriti të zhvillonte një ndeshje të shkëlqyer duke rivalizuar deri në sekondat e fundit lezhjanët, por Besëlidhja tregoi dhe një herë tjetër potencialin e saj. Të besuarit e Afrim Bilalit arritën të dilnin triumfues dhe në këtë takim duke mbajtur të sigurt vendin e parë në renditje.

Vllaznia është shumë pranë rënies nga Superliga këtë sezon, pasi vijon të shtojë seritë e humbjeve. Në sfidën e sotme kuqeblutë janë ndeshur me Kamzën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ndërkohë që ndeshja tjetër ku Tirana është përballur me Teutën në shtëpinë e këtyre të fundit, ka regjistruar një tjetër humbje me shifrat 83-75.

JAVA 8:

Besëlidhja – Apolonia 82-78

Vllaznia - Kamza 66-94

Teuta – Tirana  83-75

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga