
Ka përfunduar ndeshja mes Erzenit dhe Besëlidhjes me rezultatin 0-1 për skuadrën lezhjane. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë së Parë dhe u luajt në stadiumin "Tefik Jashari" në Shijak.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, megjithëse ekipi i Besëlidhjes ishte fare pranë golit në minutën e 18-të me Ndrecën.
Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës lezhjanët arritën të shënonin në minutën e 77-të me Dibrën. Erzeni u mundua të reagonte, por të besuarit e Brukës ishin të vendosur mirën në prapavijë.
Pas kësaj fitoreje, Besëlidhja "blindon" vendin e dytë me 23 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e tretë me 19 pikë duke koleksionuar humbjen e tretë radhazi.
Poll