[caption id="attachment_17479" align="alignleft" width="300"] Trajneri Stavri Nica[/caption]
Kavajasit një vit më parë u drejtuan nga disa trajnerë. Punën e nisi Dorian Bubeqi dhe e pasuan Ylber Zani dhe Viktor Gjyla. Por, edhe ky i fundit duket se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Drejtuesit kanë nisur të bisedojnë me shijakasin Stavri Nica, i cili sezonin e shkuar drejtoi Erzenin dhe Laçin.
Nica nuk është emër i panjohur për drejtuesit e Besës, pasi së bashku me Daiun kanë punuar në skuadra të tjera. Megjithatë, mësohet se akordi mes palëve është arritur. Përgatitjet do të nisin më 25 korrik, pasi nisja e kampionatit më 11 shtator iu jep kohë që të bëjnë merkato dhe që lojtarët të marrin formë.