Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Besa Dobërdollit emëron sekretar Vloran Bexhetin, një tjetër klub shqiptar synon elitën e futbollit maqedonas

Shkruar nga NEWSPORT

Vloran Bexheti është emëruar sekretar i përgjithshëm te Besa Dobërdollit. Klubi shqiptar po afron më të zotët në administratë, për të vazhduar rrugëtimin si një klub profesionist mes më të mirëve të Maqedonisë së Veriut.

Vloran Bexheti njihet për eksperiencën e tij. Kështu familja Tairi, që po investon për klubin, e ka menduar në konsolidimin e administratës. Bexheti, i lindur në vitin 1971, nisi eksperiencën si sekretar me klubin e vendlindjes së tij Shkëndijën.

Këtë pozicion e mbajti nga viti 2003 deri në 2007. Eksperiencën më të gjatë e nisi më pas në vitin 2008 te Renova, ku qëndroi deri në fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë shërbeu si sekretar në Lidhjen Futbollistike Komunale të Tetovës nga viti 2007 deri 2017.

Kujtojmë se Besa Dobërdollit mban aktualisht vendin e parë në ligën e dytë maqedonase, duke qenë kështu shumë pranë ngjitjes në elitë. Kështu një tjetër klub shqiptar do i bashkohej më të mirëve. Këtë sezon Struga, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës janë kryefjalë në 3 vendet e para. Po ashtu dhe Gostivari po bën mirë, pasi mban vendin e 5.

[caption id="attachment_722468" align="alignnone" width="300"]Vloran Bexheti Vloran Bexheti[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga