Ditën e sotme është luajtur ndeshja në UEFA Youth League mes Dinamo Zagreb U19 dhe Atalantas U19. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendasit.
Goli I vetëm I ksëaj sfide është shënuar nga sulmuesi shqiptar Bernard Karrica, I cili në minutën e 49-të e ka dërguar topin në fundin e rrjetës.
Karrica nuk e ka pasur aspak të vështirë që ta dërgojë topin pas krahëve të portierit. 18 vjeçari aktivizohet me ekipin e moshave të Dinamos dhe është një futbollist që shihet si me perspektivë, për të pasur një karrierë në nivele të larta.
Dinamo militon në Grupin C dhe përveç Atalantas, kundërshtarët e tjerë janë Manchester City dhe Shakhtar.
Poll