
Mbrëmjen e sotme luhet një ndeshje shumë interesante në Kupën e Italisë. Atalanta pret në shtëpi Juverntusin për çerek-finalen. Të dy trajnerët pak a shumë e kanë të qartë formacionin që do të hedhin në, sepse padyshim që kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë.
Sikurse raporton "Tuttusport", Gasperini dhe Allggri do të hedhin të gjithë "artilerinë" në fushën e lojës.
Atalanta do të ketë titullar Berishën, lojtarin e kombëtares shqiptare, ndërsa në anën tjetër do të jetë Cristiano Ronaldo që nga minuta e parë.
Atalanta (3-4-1-2): Berisha; Toloi, Djimsiti, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Gomez; Ilicic, Zapata.
Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Dybala, Cristiano Ronaldo.