
Trajneri i Atalantës, skuadër kua aktivizohen dy futbollistët e kombëtares sonë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti u gjobit nga Federata Italine e Futbollit me 15 mijë € për incidentin e shtyrjes së sekretarit të Sampdorias Massimo Ienca në sfidën e fituar nga Atalanta në kampionatin italian 2-1.
Gian Piero Gasperini u konfliktua me zyrtarin e Sampdorias në tunelin e stadiumit "Luigi Ferraris". Fillimisht u raportua se Gasperini e goditi me shpullë Iencan, por pas takimit Gasperini zbuloi se vetëm e kishte shtyrë.
Të njëjtën masë dënimi mori dhe kolegu i Gasperinit Gennaro Gattuso, tekniku i Milanit.
Poll