Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bëri për spital arbitrin, Policia arreston kapitenin e Shënkollit

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri për spital arbitrin, Policia arreston kapitenin e Shënkollit

Policia e Lezhës ka arrestuar futbollistin e Shënkollit, Bledar Zefi, pas episodit skandaloz gjatë ndeshjes Shënkolli – Sopoti ku u dhunua arbitri i sfidës. Gjyqtari Aburraman Kadriu u godit me grusht nga Zefi dhe u dërgua me urgjencë në spital nga gjakderdhja në fytyrë.

-NJOFTIMI I POLICISË-

“Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, ( futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga