Simon Simoni ka ngjitur me hapa galopantë shkallët e karrierës. Portieri i Dinamos u transferua te Eintracht Frankfurt në Bundesligë. Talenti i treguar në Superiore e katapultoi atë pikërisht në një nga ligat më të forta europiane.
Ai ka nisur menjëherë nga puna, teksa sot ka zbritur në stërvitje bashkë me shokët e skuadrës. 18-vjeçari ka zgjedhur të mbajë në fanelë numrin 41-të, ndërsa pritet me interes të shihet nëse do të përzgjidhet nga stafi teknik për të pasur minuta për pjesën e dytë të këtij sezoni futbollistik.