Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bëri foto me Maradonën në arkivol dhe mori qindra kërcënime për jetën, avokati nxjerr emrin e punonjësit: Ky është derri që e bëri, do nis betejën ligjore

Shkruar nga NEWSPORT

Diego Armando Maradona u shua paraditen e dy ditëve më parë në Argjentinë. Legjenda e futbollit nuk I mbijetoi një arresti kardiak, duke u larguar nga kjo jetë në moshën 60 vjeçare. Vdekja e papritur e tij ka bërë që gjithë bota e futbollit të trishtohet, teksa në Argjentinë kanë plasur polemikat pas fotove që punonjësit e funeralit kanë bërë me trupin e pejetë të Maradonës në arkivol.

Avokati personal i Diegos ka reaguar duke nxjerrë emrin e personit në fjalë, të cilit I kanë mbërritur kërcënime të pafundme për gjestin jo të hijshëm. Matias Morla nxori emrin dhe profilin e punonjësit, duke bërë me dije se do nisë betejën ligjore për këtë gjë. "Ai është kreu i varrimeve të Pinier. Diego Molina është derri që bëri fotografinë e tij përkrah Maradonës. Për kujtimin e mikut tim nuk do të pushoj derisa ai të paguajë për këtë gjë" , shkruan avokati.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga