Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Berat Gjimshiti tregohet i sinqertë: Ndihem lider tek Kombëtarja dhe Atalanta

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti tregohet i sinqertë: Ndihem lider tek Kombëtarja dhe

Atalanta do të luajë përballë Sturm Graz të enjten e 26 tetorit. Në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, ekipi nga Bergamo do të luajë në transfertë një sfidë të vështirë.

Në prag të kësaj ndeshje, në konferencë për shtyp ka dalë mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.

“Ndihem si lider jo vetëm tek Atalanta, por edhe në Kombëtare. Por gjithmonë mendoj se kam vend për përmirësim, pasi diçka e tillë të ndihmon të japësh maksimumin. Për momentin ndihem mirë si qendërmbrojtës, por varet se çfarë vendos trajneri. Kam luajtur në të gjitha rolet përsa i përket mbrojtjes. Nuk është problem të përshtatesh, e rëndësishme është të jem i disponueshëm”, është shprehur kapiteni i Kombëtares sonë.

-E keni si qëllim kryesor të mbani portën e paprekur?

“Të mos pësosh gol të jep siguri dhe besim në përballjen e ndeshjeve, i ndihmon të gjithë. Mungon edhe Palomino, një lojtar me shumë përvojë, por të gjithë duhet të japim maksimumin. Nëse je mbrojtës dhe ekipi yt pëson gol, zemërohesh gjithmonë. Por duhet të mbash përqendrimin në një nivel të lartë”, tha më tej Gjimshiti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga