Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Berat Gjimshiti pas humbjes ndaj Napolit: Gabuam dhe e pësuam, kjo disfatë dhemb shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Berat Gjimshiti pas humbjes ndaj Napolit: Gabuam dhe e pësuam, kjo

Atalanta e Berat Gjimshitit u mposht ditën e djeshme në ndeshjen që luajti në shtëpi përballë Napolit. Bergamaskët morën një disfatë 1-2, humbje që i lë në vendin e 5-të të klasifikimit me 20 pikë.

Pas kësaj humbje, para mediave ka dalë Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, kishte këtë rol edhe në këtë sfidë, duke mbajtur në krah shiritin. Mbrojtësi shqiptar u shpreh se gabuan shumë edhe pse kishin raste të përmbysnin ndeshjen.

“Është e vështirë të komentosh këtë ndeshje, na duhet kohë. Duhet ta analizojmë. Ne ia dolëm të barazonim, teksa ishim afër përmbysjes në 2-1. Pastaj bëmë një gabim dhe ata shënuan duke na shkaktuar këtë humbje. Kjo humbje më dhemb”, u shpreh Berat Gjimshiti.

-Europa League?

“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Sportingut. Një ndeshje e ngjashme me Napolin. Ne pamë në ndeshjen e parë që ata janë shumë teknikë dhe të shpejte, por duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë përsëri.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga