
Pak ditë pas fitimit të Topit të Artë, Karim Benzema detyrohet të mos luajë në ndeshjen e sotme ndaj Sevilla-s.
Siç është komunikuar nga Real Madrid, sulmuesi francez ka pësuar një tendosje muskulare në këmbë, gjë që do ta detyrojë të mos startojë gjatë ndeshjes së sotme.
Rikuperimi i tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor i Realit, por nuk mund të përjashtohet që edhe Karim të mungojë në sfidën e së mërkurës në Champions League kundërr Leipzig.
Poll