
Benjamin Pavard do të jetë lojtari më i ri i Interit. Mbrojtësi do të largohet kështu nga Bayrn Munich për të nisur një aventurë të re në Milano.
Klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre, teksa ky operacion do t’u kushtojë arkave të italianëve plot 30 milionë euro plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh. Francezi do të jetë kështu një vlerë e shtuar për zikaltërtit në sezonin e ri futbollistik.
Pavard do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Milano, teksa nesër do t’u nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe më pas për të firmosur kontratën me zikaltërtit.
Poll