Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Benfica është kthyer në “market”, “furnizon” me sulmues skuadrën e njohur angleze

Shkruar nga NEWSPORT

Benfica është një “minierë” talentesh, pasi skuadra portugeze ka në gjirin e saj lojtarët më të kërkuar gjatë merkatos së janarit.

Enzo Fernandez është lojtari i preferuar i Chelsea, me Blutë e Londrës që këmbëngulin për shërbimet e tij, por skuadra e Benficas ka kërkuar jo më pak së 120 milionë euro për të lënë të lirë kampionin e botës.

Por përpara 20-vjeçarit argjentinas në Premier League ka zbarkuar një tjetër sulmues i Benficas. Bëhet fjalë për Henrique Araujo, i cili është transferuar te skuadra ku luan edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj.

Ky i fundit është vetëm 22-vjeç dhe shumë premtues, teksa te Watford vjen me formulën e huazimit të thjeshtë. Me Araujon, anglezët kompletojnë sulmin, që ishte mangët në numra pas dëmtimit të Rey Manajt. Kujtojmë se Watford mban vendin e tretë në Championship dhe synon rikthimin në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.

[caption id="attachment_677229" align="alignnone" width="300"] Henrique Araujo-Benfica[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga