Xhuliano Skuka dhe Qazim Laçi ishin dy nga lojtarët që u futën si zëvendësues ditën e djeshme në miqësoren e Shqipërisë kundër Italisë që përfundoi me shifrat 1-3 në favor të Axurrëve.
Fehmi Mëziu është një nga presidentët e njohur të kampionatit shqiptar që vlerëson maksimalisht dy djemtë dibranë.
Kreu i klubit të Korabit i cilëson ata si “ambasadorët” e sportit. Përmes kanalave të komunikimit në masmedia, Mëziu shkruante: “Në mesin e dy kampionëve të futbollit, dy talentë dibran që ja kanë ngrit vlerat jo vetëm Dibrës, por edhe kombit si ambasadorët më të mirë të sportit.
Qazim Laçi, ylli i futbollit u afirmua në Greqi dhe po e tregon talentin me kombëtaren shqiptare si dhe ish futbollisti i Korabit, Xhulio Skuka.
Një emër i ri që duket se premton majat për të ardhmen, falë rezultateve të jashtëzakonshme që po tregon me Partizanin. Krenar me ju dhe për ju çuna”, shkruan Mëziu.
[caption id="attachment_667811" align="alignnone" width="582"] Fehmi Mëziu, president i Korabit me Skukën dhe Lacin[/caption]