Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bellinhgam mahnit edhe presidentin e La Ligas, Tebas: Është nga një planet tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Bellinhgam mahnit edhe presidentin e La Ligas, Tebas: Është nga

Jude Bellingham është një nga lojtarët më protagonistë në La Liga këtë sezon, me anglezin që po mahnit europën. Me superlativa ka folur edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Ish-lojtari i Borussia Dortmund ka arritur të shënojë 13 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në 14 ndeshje të luajtura me fanelën e “Los Blancos” në këtë sezon.

“ Kanë kaluar vetëm disa muaj, është shumë herët për të ditur shtrirjen e plotë, por në nivelet e shikimit nga Mbetëria e Bashkuar, Bellingham ka një ndikim të madh në ligën tonë.

Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe Mbretëria e Bashkuar dhe zona të tjera anglishtfolëse janë tërhequr nga liga jonë për shkak të tij. Bellingham është një lojtar i mirë, ne e dinim se ai ishte një lojtar i madh, por nuk e kuptuam nivelin që ai mund të arrinte, në Real Madrid është sikur të jetë nga një planet tjetër”, ka theksuar kreu i kampionatit spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga