
Jude Bellingham është “rrugës” për në Santiago Bernabeu me mediat më të mëdha raportojnë se marrëveshja është mbyllur. Pas tre sezoneve të shkëlqyera në Borussia Dortmund, Jude Bellingham do të kalojë në sfidën e tij të radhës.
Është raportuar gjerësisht se 19-vjeçari është në prag të marrëveshjes me Real Madridin , i cili është i bindur se do të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Dortmundin me vlerë diku midis 100 dhe 120 milionë euro.
Por historia sugjeron se suksesi nuk do të jetë i lehtë për Bellingham në kryeqytetin spanjoll. Vetëm pesë lojtarë anglezë kanë luajtur për Realin para tij dhe jo të gjithë kanë arritur të përmbushin pritshmëritë në një mjedis që mund të bëhet shpejt “tenxhere me presion” nëse gjërat nuk shkojnë mirë.
Laurie Cunningham, Steve McManaman, David Beckham, Michael Owen dhe Jonathan Woodgate janë bashkëatdhetarët e talentit 19-vjeçar dhe nga të pestë këta, vetëm David Beckham mund të themi që e ka kaluar “klasën”.