
Finalja e Europa League në Baku të Azerbajxhanit po kthehet në një çështje serioze për Arsenalin. UEFA ka caktuar vetëm 6mijë bileta për "Topçinjtë" dhe po kaq për tifozët e Chelseat duke u mohuar vizat tifozëve me dy nënshtetësi armeno-britanike.
Kjo situatë ka vënë në lëvizje Ministrinë e Jashtme Britanike, e cila i ka kërkuar shpjegime qeverisë së futbollit europian për numrin e reduktuar të biletave.
"Jemi tepër të zhgënjyer për faktin se për shkak të kufizimeve të transportit ajror UEFA ka caktuar vetëm 6 mijë bileta për tifozët e Arsenalit në një stadium që ka një kapacitet mbi 60 mijë veta.
Koha do të tregojë se sa është e mundur për 6 mijë tifozët e Arsenalit për të ndjekur takimin, duke parë vështirësitë ekstreme të udhëtimit", deklaron zyra e Ministrisë së Jashte Britanike.
Një tjetër problem është dhe rreziku i mosaktivizimit të yllit të ekipit të Arsenalit Henrikh Mkhitaryan, i cili është armen dhe për shkak të konfliktit të ashpër prej 3 dekadash midis Armenisë dhe vendit organizator të finales së Europa League, Azerbajxhanit, futbollisti mund të mos udhëtojë me skuadrën.