
Chelsea ka shënjestruar talentin shqiptar të futbollit Arbër Zeneli. Vetë tekniku i "Bluve" Maurizio Sarri ka shfaqur dëshirën për të bërë lojtarin e tij mesfushorin e avancuar të Heerenveenit në Holandë .
Sipas mediave të huaja, londinezët kanë ofruar 5.7 milionë € për 23-vjeçarin. Chelsea është klubi me reputacionin më të madh që ka shprehur dëshirën për të blerë Zenelin pas Fiorentinës, Fenerbahces, Galatasarayt.
Zeneli ka realizuar sezonin më produktiv të karrierës së tij duke realizuar 4 gola në 18 ndeshje si dhe duke dhuruar 10 asiste. Ai është njëri prej elementëve kyç të përfaqësueses së Kosovës.
Poll