
Kris Smolling u zgjodh si “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Në finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, përfunduar 1-0, ishte mbrojtësi i kryeqytetasve që u vlerësua maksimalisht nga organizatorët e kësaj supersfide.
Anglezi dha një kontribut të çmuar në fitoren e italianëve, teksa ekipi i Mourinhos arriti të mbronte siç duhet rezultatin. Kujtojmë që Nikolo Zaniolo ishte autor i golit në pjesën e parë të sfidës, por Smolling ishte futbollisti që mori votat më të shumta nga zyrtarët e pranishmit.
Poll