Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Befason trajneri i Newcastle: Jurgen Klopp s’do të jetë kurrë miku im

Shkruar nga NEWSPORT
Befason trajneri i Newcastle: Jurgen Klopp s’do të jetë

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe ka respekt maksimal për homologun Jurgen Klopp, por thotë se kurrë nuk mund të bëhen miq.

Dyshja do të takohen sërish në kampionat këtë fundjavë për javën e dytë të Premier League. Gjatë konferencës zyrtare u pyet për marrëdhënien me gjermanin dhe menaxheri i Newcastle thekson se ai nuk mund të krijojë një miqësi me të për shkak të faktit se ata janë rivalë profesionistë.

"Unë nuk kam një marrëdhënie me asnjë trajner. Unë jam duke konkurruar ndaj tyre, e kam shumë të vështirë të kem marrëdhënie personale me konkurrentët. Unë kam qenë i njëjti si lojtar. Nuk kam qenë nga ata që flas me lojtarët para ndeshjes. Unë bëj një vijë, dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Unë e respektoj shumë Jurgenin. Mendoj se ai ka bërë një punë e pabesueshme. Ai është një menaxher i pabesueshëm futbolli. Por unë vendos kufirin ndaj miqësive sepse ato nuk ekzistojnë për mua. Kur rritesh në një shtëpi me tre vëllezër dhe një motër, mendoj se natyrisht që thjesht konkurron për gjithçka", deklaron Howe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga