
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mendon se ekipi i tij është më i mirë se rivalët e Real Madrid.
Në një intervistë për median e klubit, kreu i katalanasve beson se blaugranat janë një skuadër më e mirë si në aspektin kolektiv edhe në atë individual. Një deklaratë e çuditshme duke parë që madrilenët nuk njohin rival këtë sezon, ndërsa Barcelona po vuan javë pas jave dhe renditet e 3-ta në LaLiga.
“Kemi një skuadër më të mirë se Real Madrid. Unë fokusohem për të bërë një skaudër kompetitive dhe jo për të blerë individë. Jam shumë i kënaqur me skuadrën, jemi kolektivisht dhe individualisht më të mirë se Real Madrid”, tha Laporta.
Poll