
Mesfushori i ri i Arsenalti, Dani Ceballos arriti këtë verë në Londër pas transferimit nga Real Madrid në formën e huazimit. Pas muajve të parë të aventurës së tij të re, Dani Ceballos ka folur për "The Guardian", mbi aventurën e re me topçinjtë.
"Më pëlqen qyteti, më pëlqen Premier League dhe më pëlqen Arsenali. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe nuk kam vënë re ndonjë ndryshim të madh midis Arsenalit dhe Real Madrid. Jam vërtet i lumtur me ardhjen time këtu dhe besimin që shoqëria ka tek unë", u shpreh mesfushori Ceballos.
Poll