
Liria ka befasuar Dritën në ndeshjen e ditë së sotme, takim i vlefshëm për Kupën e Kosovës. Skuadfra e cila luan në Ligën e Parë ka eliminuar të bardheblaktrit në 1/16 e Kupës së Kosovës, teksa sfida përfundoi me shifrat 2-1.
Bardhekaltrit ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe miqtë, të cilët në fund arritën ta sigurojnë kalimin në fazën tjetër. Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të.Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes.
Poll