
Lojërat Olimpike, Tokyo 2020 vijojnë të prodhojnë surpriza.
Këtë herë befasia vjen nga tenisi i femrave, aty ku numri 1 i botës, Ashleigh Barty u eliminua.
Surpriza ishte Sara Sorribes, numri 48 në renditjen botërore. 24-vjeçarja spanjolle fitoi dy sete 6-4, 6-3 një duel që zgjati rreth një orë e 34 minuta në "Ariake Park" në kryeqytetin japonez.
"Është një ndjenjë e pabesueshme. Ende nuk mund ta besoj. Është e mahnitshme për mua. Ishte diçka që e kam ëndërruar gjithë jetën time, duke qënë këtu dhe për më tepër duke mposhtur numrin 1 në botë," tha Sorribes për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik spanjoll.
Poll