
Bayern po bën një merkato si kurrë më parë këtë sezon, pasi ka afruar emra si Mane dhe De Ligt. Tashmë stafi është në kërkim të Harry Kane që bën pjesë në rradhët e Tottenham. Sulmuesi po përflitet sëtepërmi për një kalim të mundshëm tek gjigandi bavarez.
Stafi po ndjek një strategji të veçantë për lojtarin e “Hotspurs”. Sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i kombëtares së Anglisë ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024. Sipas statutit, drejtuesve të Bayernit u ndalohen negociatat zyrtare. Megjithatë, “Bayern Insider” zbuloi: FC Bayern tashmë ka marrë informacione nga mjedisi i Kane në Londër nëse është një opsion një kalim në FC Bayern për vitin 2023.
Kane merr këshilla nga familja e tij, veçanërisht vëllai i tij Charlie Kane. Ai qëndron pas inicialeve të agjencisë së lojtarëve CK66, e cila kujdeset për Harry-n. Raporton e përditëshmja Gjermane BILD "Bayern-Insider".