Mats Hummeles, mbrojtësi i Bayernit është nxjerrë në shitje nga ekipi bavarez. Niko Kovaç nuk e konsideron lojtarin te rëndësishëm dhe nuk do të prisheshin planet nëse ai do të largohej nga ekipi.
Chelsea është gati që ta rrëmbejë gjermanin. Bayern ka thënë fjalën e fundit për këtë situatë. Bavarezët kanë lënë si kusht se nëse blihet deri në 14 janar, ekipi i Londrës duhet të japë 30 milionë euro. Nëse jo atëherë nuk pranohet asnjë negociatë, për mbrojtësin.
Sipas “The Sun”, Sarri e dëshiron shumë në skuadër, madje dhe vetë lojtari dëshiron të largohet dhe të provojë një eksperiencë të re, mbi të gjitha në një klub ku ai të ketë një rol kryesor në fushën e blertë.