Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Bayern nuk shihet më, na ka mbetur vetëm Audi Cup”, ish-ministri shqiptar akuza bavarezëve: Luajnë kundër trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
“Bayern nuk shihet më, na ka mbetur vetëm Audi Cup”,

Bayern Munich u mposht 3-2 në transfertë përballë Bochum dhe e sheh veten 8 pikë larg Leverkusen. Trajneri i bavarezëve Tuchel me stafin e tij e shohin veten e tyre më pranë shkarkimit se kurrë. Kjo pasi gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te gjigantët gjerman, që regjistrojnë 3 humbje radhazi.

Ish-ministri i drejtësisë në Shqipëri, Ylli Manjani, si një fans i zjarrtë i bavarezëve ka hedhur akuza në drejtim të lojtarëve të cilët sipas tij luajnë kundër trajnerit Tuchel.

“Kismet, kët sezon na ka mbetur vetëm Audi cup. Nuk e di, po ashiqare lojtarët luajnë kundër trainerit. Ky i fundit kujdeset, për kunjë, të destrukturojë sa më shumë formacionin me ndërrime të vonuara dhe të gabuara. Nëse nuk e heqin edhe sot kët trainer, nuk shihet më Bayern. S’ka më asnjë kuptim”, shkruan Manjani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga