Klubi i Bayern Munchen ka reaguar për komentet raciste kundër Kingsley Coman. Lojtari i Francës ishte mbrëmë në fushë në finalen e Kupës së Botës, që u fitua me penallti nga Argjentina. Gjermanët dënojnë gjuhën raciste të përdorur ndaj lojtarit të tyre përmes një reagimi në kanalet zyrtare të informimit.
“FC Bayern dënon ashpër komentet raciste të bëra ndaj Kingsley Coman. Familja e FC Bayern është në mbështetjen tënde, mbret. Racizmi nuk ka vend në këtë sport apo në shoqërinë tonë”, shkruhej në reagimin e klubit bavarez.
[caption id="attachment_672360" align="alignnone" width="602"] Reagimi i Bayern Munchen[/caption]
Poll