
Kyle Walker raportohet se ka rënë dakord t'i bashkohet kampionit gjerman Bayern Munich pasi u duk se ai do të nënshkruante një marrëveshje të re me Manchester City.
Bayern e ka ndjekur reprezentuesin anglez për disa kohë, por muajin e kaluar Walker hodhi poshtë thashethemet duke shprehur dëshirën për të qëndruar në Manchester City dhe duke hyrë në bisedime për kontratë të re me klubin.
Tani, megjithatë, ai duket se ka ndryshuar mendje, me Sky Sport Gjermani që raporton se 33-vjeçari ka "arritur një marrëveshje verbale me klubin" dhe është gati të nënshkruajë për Bayernin.
Poll