Bayern dhe francezët janë si një “histori dashurie”. Rekordmenët gjerman po shikojnë mundësinë e transefrimit në Munchen të Malo Gusto. Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili bën pjesë në radhët e Lyon shihet si pasuesi i kampionit të botës, Benjamin Pavard.
Pavard shihet si i padëshiruar në radhët e Bayern, pasi sjelljet e tij së fundmi kanë ndikuar në mendimet e stafit drejtues, të cilët nuk pranojnë lojtër të këtyre karakteristikave. 19 vjeçari Gusto është një lojtar me shumë potencial dhe mund të pësoj një zhvillim të ndjeshëm në radhët e kampionve gjerman ashtu si dhe Davies disa vite më parë.
Bayern ka nisur të formatojë gradualisht ekipin duke sjellë shumë element të ri, që shihet me prespektivë për të ardhmen. Francezi që është “lindur” në radhët e Lyon ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe ka fituar një vend titullari. Vlera e tij në treg arrinë në 15 milionë euro, por Lyon do të pretendonte më tepër se kaq.
[caption id="attachment_673997" align="alignnone" width="461"] Malo Gusto[/caption]