
Bayern arriti të triumfonte sërish në Bundesliga duke lënë pas tij Dortmundin. Pas përfundimit të kampionatiat shumë futbollistë të verdhezinjëve e mbyllën aventurën e tyre mes lotësh. I tillë është edhe rasti i Raphaël Guerreiro.
29-vjeçari i ka dhënë fund aventurës së tij 7 vjeçare me Borussian duke kërkur një kapitull të ri. Në fillim flitej për një kalim të mundshëm tek Atletico Madrid, por, sipas asaj që raportojnë media gjermane Bayern Munich është vënë në ndjeke të mesfushorit.
Gjignadët bavarez po kërkojnë të bindin mesfushorin që në fund të muajit qershor del lojtarë i lirë pasi i përfundon kontrata me Dormundin. Kujtojmë që Guerreiro ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet me verdhezinjtë duke arritur të shënoj 6 gola dhe të dhurojë plot 13 asist.