
4 javë pa fitore një ndër ecuritë më të këqija të Bayern në vitet e fundit. Në Bundesligë duket që dominimi bavarez ka filluar të zbehet, por është akoma vetëm java e 7 dhe ka shumë pikë në lojë diferenca është vetëm 5 pikë larg Union Berlin që mban vendin e parë.
Legjenda e Bayern dhe Inter Lothar Matheus ka folur për Sky Sport duke nënvizuar që “Julian Nagelsmann është i duhuri për Bayern”. Lothar ka vijuar duke sqaruar më tej situaten aktuale që po kalon ekipi dhe duke folur për gjëndjen e lojtarëve. Shumë lojtarë të Bayern janë larguar për të përfaqësuar ekipet e tyre kombëtare.
Lothar Matthaus për “Sky Sport”:
“Unë nuk mendoj se Nagelsmann është në rrezik as nuk mendoj se Bayern po mendon për ndonjë trajner tjetër, si për shembull Thomas Tuchel. Kjo është kontrata më e gjatë që një trajner ka nënshkruar ndonjëherë në Mynih dhe kjo është arsyeja pse të gjithë do të përpiqemi ta kapërcejmë situatën aktuale së bashku. Padyshim që është faza më e vështirë që ka pasur në karrier ky trajner, pavarësisht çdo gjëje mendoj se ai do të ndryshojë situatën përsëri. Nagelsmann është një nga trajnerët që është identifikuar më shumë me Bayernin, ndoshta i krahasueshëm në këtë aspekt dhe me Jupp Heynckes. Unë e di që ai akoma nuk i ka humbur dhomat e zhveshjes dhe kjo është diçka pozitive”.