
Declan Rice me shumë gjasë ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me West Ham mbrëmjen e djeshme. “Hammersat” luajtën përballë Fiorentinës në finalen e Conference League ku arritën të çonin lart trofeun e kompiticionit të 3-të më të rëndësishëm Europian.
Në fund të ndeshjes UEFA i dorëzoi titullin e 2-të të këtij kompeticioni, skuadrës angleze. Ishte Declan Rice ai që çoi lart në qiellin e Pragës kupën duke mbyllur me sukses një sezon që në Premier League nuk shkoi siç pritej.
Pas këtyre ditën e sotme UEFA ka publikuar edhe formacionin e këtij kompeticioni si edhe lojtarin e sezonit. Çmimi për këtë të fundit e fitojë Rice, i cili me shumë gjasa do të transferohet tek Arsenali në merkaton e verës. Edhe pse Topçinjtë nuk janë të vetmit për shërbimet e 24-vjeçarit ku në garë janë edhe Manchester United edhe Byern Munich.