
Flamurtari barazoi pa gola me Teutën dje në Vlorë, ndërsa ky rezultat nuk ka lënë të kënaqur asnjë në kampin vlonjat.
Gjithsesi, as batutat nuk kanë munguar në radhët e tifozërisë vendase, ndërsa një moment ilariteti dhe humori ka qenë çasti kur në fushë për Teutën hyri djali i Gugash Maganit, trajnerit të Flamurtarit. "Bëji ndonjë gol babait, ore!". Ishte batuta e thënë me humor nga një tifoz vlonjat drejtuar sulmuesit të Teutës, Artur Maganit.
Një batutë që është kaluar me një të qeshur edhe nga sulmuesi i talentuar peqinas.
Poll