
Basketbolli shqiptar pas viteve '90-të ka njohur vetëm rënie, dhe kjo është shoqëruar dhe me një humbje shumë të madhe të interesit të njerëzve dhe sportdashësve.
Por duket se edhe për sportin e koshit ka ende shpresë për ringritje. Kombëtarja U16 po zhvillon një fushatë shumë të mirë eliminatore në kuadër të Kampionatit Europian për këtë moshë. Sot kuqezinjtë e vegjël kanë mposhtur kryesuesit e Azerbajxhanit me rezultatin 66-48, duke regjistruar kështu fitoren e dytë në këtë grup.
Tashmë Shqipëria mban vendin e dytë me 4 pikë, duke lënë pas Austrinë, Moldavinë dhe San Marinon. Dy vendet e para të grupit kalojnë për në fazën tjetër të eliminatorëve, ndërkohë që ndeshja e rradhës për Kombëtaren U16 do të jetë përballë San Marinos më datë 8 korrik.
[gallery columns="1" size="full" ids="254530"]