
Kampionati i vajzave U16 në Basketboll është mbyllur sot. Kampion është shpallur Përmeti, pas një fitoreje 77-55 në finale, ndaj Tiranës. Takimi ishte tejet i bukur, me përmetaret që treguan se e meritojnë trofeun.
Menjëherë sapo është mbyllur gjithçka, ka filluar festa. Përmeti ka bërë një sezon të shkëlqyeshëm, i cili po kurorëzohet në fund me titullin kampion. Pas një periudhë pushimesh, ekipi do fillojë nga puna për edicionin e ri.
Nuk mund të mungojë urimi në rrjetet sociale nga Federata Shqiptare e Basketbollit."Përfundon dhe kampionati i vajzave U16!Kupa e kampionit, mbetet në qytetin e trëndafilave!Përmeti kampion 2020-2021.Suksese në edicionin e ardhshëm!" - shkruan FSHB.
Poll