
Para disa muajve, Vllaznia nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me skuadrën turke të Antalyaspor ku vendosën që të dy ekipet të kenë bashkëpunime të ndryshme mes tyre dhe një ndër to sigurisht shkëmbimi i talentëve.
Në stërvitjen e djeshme të shkodranëve, me grupin është bashkuar një fytyre e re. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Burak Enes Yikici i cili luan në pozitën e mesfushorit ofensiv ose ndryshe fantazist, në gjuhë futbolli, një ’10-sh’ tipik.
Turku do të jetë nën vëzhgimin e stafit teknik dhe trajnerit Memelli i cili në fakt ka kërkuar përforcime pikërisht në këtë pozicion. Gjithashtu do të ketë edhe disa talentë nga akademia shkodrane që do të udhëtojnë për në Turqi ku do të stërviten me ekipin e Antalyaspor.