
Barcelona ka mbyllur në barazim pjesën e parë të ndeshjes përballë Osasunës e cila është e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Spanjës. Pavarësisht disa rasteve, të besuarit e Xavit nuk ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në krahun tjetër Osasuna u mundua të rrezikonte seriozisht portën katalanase, por portieri Pena u tregua i gatshëm për ta mbajtur të paprekur katërkëndëshin e tij në 45 minutat e para.
Lajmi i keq për Barcelonën në këtë pjesë të parë është dëmtimi i Rpahinha. Braziliani e la fushën duke çaluar në minutën e 42’ të sfidës, për t’i lënë vendin talentit Yamal.
Poll