Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona turpërohet në Champions League, Shakira s'u beson syve (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona turpërohet në Champions League, Shakira s'u beson syve

Klubi i Barcelonës ka realizuar një dokumentar të titullar "MatchDay" ku i kushtohet sezonit të shkuar të ekipit katalanas.

Ndeshja e sezonit të shkuar të Champions League mes Barçës dhe Liverpool ka mbetur në memorien e të gjithë sportdashësve. Fitorja 3-0 në shtëpi e katalanasve kundër anglezëve, bëri të mendojnë të gjithë se spanjollët do ta kishin "autostradë" në "Anfield". Por, në fakt rezultoi e kundërta. Të besuarit e Jurgen Kloop mrekulluan botën duke përmbysur rezultatin teksa arritën të shënonin plot katër herë në portën e Barçës.

Dokumentari do të dalë në treg të premten e ardhshme të 29 nëntorit. Ndër pjesët më të veçanta është momenti kur katalanasit mposhten në Angli dhe bashkëshortja e Gerard Pique e përjeton mjaft keq. Këngëtarja e njohur nuk i beson syve, teksa shfaqet në videon e postuar nga klubi i Barcelonës duke thënë: "Jooo! Unë nuk e besoj këtë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga