Marco Asensio është lënë jashtë planeve të Carlo Ancelottit në këtë fillim sezoni. Sulmuesi spanjoll ka luajtur vetëm 4 ndeshje këtë sezon, 2 në La Liga dhe 2 në Champions duke arritur të shënojë edhe një gol përballë Leipzig. Drejtuesit madrilen planifikuan ta shisnin në merkaton e verës por Asensio refuzoi të largohej dhe kërkoi të provojë shanset e tij te kampionët e Europës.
Situatën e tij e ka ndjekur me vëmendje Barcelona që është e interesuar për një transferim të sulmuesit në Camp Nou. Në një intervistë në grumbullimin me Kombëtaren spanjolle, Asensio shmang përgjigjen që çdo tifoz madrilen pret dhe hedh dyshime për një kalim te rivalët e përbetuar të Barcelonës.
“Nuk e di nëse Barcelona është e interesuar për mua. Ka fjalë për shumë klube, është normale. A do të luajë ndonjëherë për Barçën? Nuk e kisha menduar ndonjëherë një të ardhme te Barcelona. Nuk e kam vlerësuar kështu që nuk e di. Nuk mund të jap një përgjigje në këto momente.”- deklaroi Marco Asensio.