Joao Cancelo është prioriteti i Barcelonës në këtë merkato vere. Katalanasit e dëshirojnë lojtarin e Manchester City, por deri në këto momente nuk ia kanë dalë të gjejnë një gjuhë të përbashkët me anglezët.
Kjo situatë ka lodhur blaugranat, të cilët nuk rrinë duarkryq dhe kanë nisur menjëherë punë për planin B. Drejtuesit i kanë vënë syrin Arnau Martinez, i cili luan me Gironan. Talenti 20-vjeçar shihet si përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe që premton për të ardhmen.
Barça do të tentojë transferimin e tij dhe fillimisht të bindë Gironan që të ulë pretendimet e saj për 20-vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet 20 milionë euro. Mbetet të shihet se cili do t ëjetë transferimi i radhës i kampionëve të La Liga për krahun e djathtë të mbrojtjes.
[caption id="attachment_702758" align="alignnone" width="1200"] Arnau Martinez/ © Credits football-espana.net/[/caption]