Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona i rikthet fiksimit të vjetër, menaxheri shqiptar fillon negociatat me katalanasit

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona i rikthet fiksimit të vjetër, menaxheri shqiptar fillon

Barcelona është rikthyer sërish për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Ivan Fresneda. 18-vjeçari i cilë është pjesë e Real Valladolid u përfol për një kalim te Borussia Dortmund por, sipas asaj që raporton “Marca” mbrojtësi kërkohet me interes nga katalanasit.

Ditën e sotme drejtuesit e Blugranasve janë takuar me menaxherin e futbollistit, shqiptarin Fali Ramadani. Xavi e shikon si një vlerë të shtuar mbrojtësin pasi në krahun e djathë nuk ka shumë opsione.

Interesimi për spanjollin ka qenë i lartë pasi në garë është edhe Dortmundi por edhe disa klube nga Premier League. Kujtojmë që Fresneda këtë sezon zhvilloi plot 22 ndeshje me skuadrën e Valladolid. Performanca e tij e mirë ka rritur interesin e shumë klubeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga