Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona i beson së shkuarës, trajneri holandez pranë rikthimit

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona i beson së shkuarës, trajneri holandez pranë rikthimit

Barcelona është vënë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri. Pasi Xavi konfirmoi që në fund të sezonit do të largohet nga katanalasit, këta të fundit po kërkojnë për pasardhësin e ish-mesfushorit.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron shumë që të rikthejë në ekip një legjendë, si Frank Rijkaard. Holandezi ka punuar si trajner i Barcelonës edhe më herët në sezonet 2002-2008. Rijkaard pëlqehet shumë nga Laporta, me presidentin katalanas që pritet ta rikthejë holandezin në Camp Nou që në qershor, muaji ku Xavi ka lajmëruar se do të largohet.

Kujtojmë që 61-vjeçari më parë ka qenë zv.trajner dhe trajner i kombëtares holandeze. Teksa ka drejtuar edhe skipe si Sparta e Roterdamit, Barcelona, Galatasaray dhe përfaqësuesen e Arabisë Saudite. Këta të fundit i la në vitin 2013 dhe që prej atëherë nuk ka drejtuar asnjë ekip.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga