
Barcelona është në kërkim të një mesfushori pas largimit të veteranit Sergio Busquets. Katalanasit kanë filluar nga puna për të gjetur zëvëndësuesin ideal.
Blaugranasit janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Fiorentinës, Sofyan Amrabat. 26-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Xavi që e kërkoi me ngulm edhe në merkaton e janarit.
Por, për transferimin e tij në Spanjë e ka bërë të kryer trajneri i Marokut, Walid Regragui. Në një konferencë për shtyp ai tregoi arsyen pse Amrabat i ka lënë angazhimet e tij me Kombëtaren.
“Kam vendosur ta lë të shkojë, Amrabat nuk do të luajë. Ai ka luajtur shumë ndeshje këtë vit, nuk do të doja ta rrezikoja, mbi të gjitha e kam lënë të largohet pasi së shpejti ai do të nënshkruajë me një klub të ri”, ka thënë Regragui.