
Rúben Neves është një hap larg që të bëhet lojtar i Barcelonës. Sipas asaj që raporton gazeta portugeze “A Bola” transferimi do të zyrtarizohet në ditët në vijim. Marrëveshja mes Ëolverhampton dhe klubit të Barcelonës është arritur. Në këtë mënyrë Xavi do të kishte tashmë zëvendësuesin e shumëpritur të Busquet.
Mesfushori portugez befasoi vendasit dhe të huajt me deklaratat e tij në fund të ndeshjes kundër Evertonit. Para shtypit ai praktikisht ka mbajtur një fjalim lamtumire për skuadrën e tij aktuale dhe ka bërë të ditur se dëshira e tij është të luajë në Champions League.
“Dua të jem këtu, por kurrë nuk e fsheh që dua të luaj futboll në Champions League. Është një vendim i vështirë. Mua dhe familja ime e duam këtu, por në futboll ju duhet të shkoni për qëllimet tuaja kryesore”, ka thënë Neves.
Ky transferim pritet t’i kushtojë katalanasve rreth 30 milionë euro ku mund të përfshihet edhe Ansu Fati në këtë transferim.